Hidhet shorti i Europa League, ja përballjet

15/04/2016 12:40

Europa League është njohur edhe me sfidat gjysmëfinaliste të këtij sezoni. Kampionët aktual të Sevillas do të lujnë përallë ukrainasve të Shakhtar, ndërsa Liverpool do të luajë ndaj Villareal.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 28 prill, ndërsa ato të kthimit më 5 maj. Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” të Baselit të mërkurën e 18 majit.

Kujtojmë se Liverpool arriti të eliminojë skuadrën gjermane të Dortmund të enjtën mbrëma, ndërsa bashkë me Sevillan cilësohen si dy skuadrat favorite për të prekur finalen e Baselit.

Top Channel