Ndotja e Fierzës, prefekti i Kukësit shpall emergjencën

14/04/2016 00:00

Prefekti i qarkut Kukës ka shpallur situatën e emergjencës lokale për një periudhë 5-ditore si pasojë e ndotjes së sipërfaqes së liqenit të Fierzës nga mbetjet.

Ai u ka kërkuar institucioneve si Bashkisë së Kukësit, Drejtorisë së Kufirit dhe Emergjencave Civile që të merren masa pasi kjo pasuri po dëmtohet çdo ditë.

Një apel i është drejtuar edhe autoriteteve të pikës së kufirit Kosovë-Shqipëri, që të mos lejojnë kalimin e mbetjeve në ambjentet tona.

Top Channel