Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror Liverpool ka bërë një tjetër mrekulli, këtë herë ndaj Dortmundit në Europa League, duke arritur të përmbysë disavantazhin nga 1-3 në 4-3 në “Anfield” dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Një ndeshje e çmendur, me gola dhe ritëm të jashtëzakonshëm. Dortmund shënoi dy herë brenda 9 minutavë të para. Fillimisht ishte Mikhitaryan e më pas Aubameyang, e çuan ndeshjen në 0-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta ishin të jashtëzakonshme në “Anfield”, ku u shënuan edhe 5 gola të tjerë.
Origi shkurtoi diferencën me të filluar pjesa e dytë. Por, gjermanët shënuan edhe golin e tretë më pas me Reus në minutën e 57. Megjithatë, Liverpool nuk dorëzohet kurrë. Coutinho e çon rezultatin në 2-3 në minutën e 66, ndërsa Sakho në të 78-ën barazon shifrat.
Me barazimin 3-3 ishte Dortmundi që kualifikohej, por vendasit u treguan të jashtëzakonshëm dhe Lovren përmbysi gjithçka në minutën e parë të shtesës. Një përmbysje e ngjashme me finalen e Stambollit në Champions League, ku “The Reds” përmbysën disavantazhin 0-3 të Milanit duke u shpallur kampion në atë vit.
Tashmë, ekipi i drejtuar nga Kloop siguron një biletë për gjysmëfinalet. Tre gjysmëfinalistet e tjera janë Shakhtar, Villarreal dhe Sevilla. Ukrainasit shkatërruan 4-0 Bragan, spanjollët mposhtën në transfertë 2-4 Spartën e Pragës, ndërsa Sevilla u kualifikua falë fitores me 11-metërsha ndaj Bilbaos.
Top Channel