
Tre lojtarë të Leicester City, Jamie Vardy, N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez, janë përfshirë në listën e ngushtë prej 6 lojtarësh të cilët pritet të fitojnë çmimin “Lojtari i vitit” në Angli.
Në listë bëjnë pjesë edhe mesfushori francez i West Ham, Dimtri Payet, sulmusi i Tottenham, Harry Kane dhe gjermani i Arsenalit, Mesut Ozil.
Riyad Mahrez me 16 gola të shënuar e 11 asiste, cilësohet favorit për të rrëmbyer këtë çmim. Megjithatë, as Jamie Vardy me 21 gola e 6 asiste dhe as Harry Kane me 22 gola e 2 asiste nuk mbesin shumë mbrapa.
Kane është përfshirë në listën e ngushtë edhe për çmimin “Lojtari i ri i vitit”, bashkë me shokun e skuadrës, Dele Alli, portierin e Stoke City, Jack Butland, mesfushorin brazilian të Liverpool, Philippe Coutinho dhe dy lojtarët e Everton Romelu Lukaku e Ross Barkley.
Ceremonia e 43 e shpalljes së më të mirëve të futbollit anglez pritet të mbahet më 24 prill në Londër.
Top Channel