Kupa FA, United kalon në gjysmëfinale

13/04/2016 00:00

Goli i Marouane Fellaini doli të ishte vendimtar në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës FA mes West Ham e Manchester United, pasi “djajtë” triumfuan 2-1 dhe kaluan në gjysmëfinale ku i pret skuadra e Everton.

Kjo sfidë ishte e fundit për londinezët e West Ham në stadiumin “Upton Park”, pasi nga tani e tutje ndeshjet do t’i luajnë në stadiumin e ri “Olympic Stadium”.

“Djajtë” thyen zemrat e tifozëve vendas me nga një gol të të riut Marcus Rashford dhe belgut Marouane Fellaini.

Goli i James Tomkins vetëm sa bëri më interesante këtë çerekfinale, por vendasit nuk arritën të kalonin topin pas shpinës së David de Geas, i cili u tregua i jashtëzakonshëm me dy pritje në minutat e fundit të ndeshjes.

Top Channel