Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror Vuajtën shumë, por në fund ia arritën qëllimit. Reali kaloi në gjysmëfinale të Championsit, duke fituar 3-0 ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve të Wolfsburg.
Një super Ronaldo i siguroi madrilenëve një nga 4 biletat e gjysmëfinaleve. Por, nëse portugezi u tregua i shkëlqyer në këtë takim, Benzema, megjithëse u përpoq shumë, nuk arriti të linte gjurmë në këtë sfidë.
Një nga personat më në presion në këtë 90 minutësh ishte padyshim trajneri Zidane, i cili e tregon këtë në një rast të humbur nga Benzema.
Sulmuesi francez kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por e dërgon topin jashtë portës. Pas humbjes së rastit, Zidane reagon në mënyrë impulsive. Gjatë këtij momenti, atij i shqepen pantallonat, të cilat nuk kishte se si t’i shpëtonin kamerave të shumta në stadium.
Top Channel