Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje kërkesës së kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për mbështetjen e fermerëve shqiptare.
Në kthim përgjigjen e tij, Ahmetaj sqaron se ka një vonesë në procedurat e verifikimit nga ana e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të Maqedonisë, për produktet shqiptare.
“Në dijeninë time ka një problematikë të lidhur me zgjatjen e afateve kohore per kryerjen e analizave nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit te Maqedonise, gjë e Cila përbën një pengesë artificiale næ kuadër te marrëveshjes CEFTA dhe shpresoj që Ministria e Bujqësisë dhe AKU shqiptare të jenë duke ndërmarrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje”, ka thënë ministri i Financave.
Lidhur me kërkesën për pagesat në dorë, ministri thotë se moslejimi i tyre është në kuadër të përpjekjeve për reduktimin e informalitetit në ekonomi. “Më lejoni t’ju risjell ne vëmëndje se në shtator 2014, ne kuadër të paketës së masave mbështetëse per sektorin e bujqësisë, një nga masat e prezantuara ishte mundësia që grumbulluesit e produkteve bujqesore të autofaturonin duke aplikuar normen e TVSH prej 20% e Cila tashmë rimbursohet nga shteti, me qëllim qe t’i shkonte fermerëve”, thotë më tej ai.
E vetmja kërkesë që ministri i Financave ka kthyer përgjigje pozitive kreut të deputetëve të LSI-së, është ajo e shërbimit doganor 24 orë. Megjithatë ai thekson se nuk ka pasur asnjë ankesë nga eksportuesit bujqësor.
Top Channel