Reali, akord me Chelsean për Eden Hazard

12/04/2016 00:00

Eden Hazard duket se do të jetë futbollist i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që publikohet te “OK Diario” në Spanjë sipas të cilit klubi merenges ka arritur marrëveshjen me Chelsean për të blerë kartonin e futbollistit belg me çmimin e reduktuar prej 32 milionë paund.

Gjithnjë sipas “OK Diario”, Reali duket se ka arritur edhe marrëveshjen verbale me vetë Hazard, kalimi i të cilit në Madrid do të sjellë edhe largimin e ndonjë prej futbollistëve aktuale të klubit merenges.

Ata që kanë probabilitetin më të madh për t’i dhënë lamtumirën Realit të Madridit janë James Rodrigez dhe Isco me këta të fundit që janë vënë në shënjestrën e klubeve angleze.

Top Channel