Lushnje, inaugurohet qendra për personat me aftësi të kufizuar

12/04/2016 00:00

Në qytetin e Lushnjes u inaugurua të martën Qendra për Zhvillim. Një qendër e re që do jetë në shërbim të personave me aftësi të kufizuar në këtë qytet.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi se qendra të tilla do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të reformës së thellë të nisur nga ministria që ai drejton për aftësinë e kufizuar.

“Në vendin tonë kemi shumë pak qendra të tilla si kjo që po inaugurojmë sot. Duhet një përpjekje nga e gjithë shoqëria dhe komuniteti i biznesit në mbështetje të këtyre grupeve shoqërore. Nuk vlen vetëm shpërblimi financiar. Riintegrimi është zgjidhja. Duhen qendra trajnuese dhe riaftësuese që në moshë të vogël”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB