Kaos në Federatën Argjentinase të Futbollit, dërgohet për gjykim presidenti Tapia
Leicester City ka bërë një tjetër hap gjigant drejt titullit kampion në Premier League pasi fitoi në transfertën ndaj Sunderland 2-0.
Dopieta e Jamie Vardy i siguroi një tjetër 3 pikësh skuadrës së Ranierit të cilët tashmë shkëputën 10 pikë nga Tottenham i vendit të dytë, por që luan pasditen e së dielës me United.
Jamie Vardy nuk kishte shënuar që prej muajit shkurt, por lojtari u zhbllokua në një ndeshje vendimtare, pasi Sunderland kërkonte dëshpërimisht 3 pikët që do ta ndihmonin në luftën për mbijetesë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 66, kur Drinkwater shërben Vardyn i cili kaloi një mbrojtës dhe shënoi për 0-1. Vendasit kishin disa raste të mira për barazim, por në minutat e fundit, sulmuesi i kombëtares angleze kalon bukur dy mbrojtës dhe porterin për të shënuar edhe golin e dytë.
Leicester nuk ka pësuar gol prej 5 javësh duke vendosur një rekord të ri për skuadrën. Dy ndeshjet e ardhshme, “dhelprat” i luajnë në shtëpi . Fillimisht do të mirëpresin skuadrën londineze të Ëest Ham, ndërsa më pas uellsianët e Swansea.
Top Channel