Rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial, Agron Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat parlamentare
Deputeti Ben Blushi ka deklaruar këtë të shtunë, sikurse kishte paralajmëruar, se nuk ka votuar në referendumin për legjitimitetin e mandatit të kreut të PS për faktin se ishte diçka e sajuar.
“Sot nuk votova për referendumin që u sajua për të më hequr të drejtën e kandidimit. Ky referendum u krye në shkelje të plotë të statutit dhe rregullave të partisë”, ka deklaruar Blushi.
Ai ka theksuar se, listat për këtë referendum u reduktuan me 20 për qind, ndërkohë që për të bërë të mundur pjesëmarrjen duhet të jenë 50% + 1.
“Nuk u lejua të ketë as fushatë, as vëzhgues dhe as verifikim të listave të zgjedhësve. Përveç Tiranës dhe Durrësit, pjesëmarrja në qytetet e tjera nuk ka kaluar 50 për qind të listës”, ka thënë Blushi.
Ai ka paralajmëruar se, “beteja për të rikthyer zgjedhjet e lira në Partinë Socialiste do të vazhdojë pa u ndalur”.
Top Channel