Panama Papers, Vasjari: Duhej hetuar që me DIA-CEZ

07/04/2016 00:00

Arjan Vasjari thotë se çështja e kompanive që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, por që janë të regjistruara në parajsa fiskale, duhet të ishte hetuar nga ana e prokurorisë që me rastin e DIA-s.

“Kur shpërtheu skandali DIA-CEZ, u zbulua se DIA ishte themeluar në Ishujt Virxhin, një parajsë fiskale. Duhej hetuar që atëherë nga prokuroria nëse Mossack Fonseca ishte studio që ka patur të bëjë me studion e Kastriot Ismailaj. Duhej të lëvizej që atëherë, por Prokuroria nuk e ndërmori këtë hap. Sigurisht edhe mund të dështonte, por duhej ta kishte bërë. Tashmë që ka dalë emri parë nga Panama Papers, duhet të hetojë”, deklaron Vasjari.

Ndërkohë, Spartak Ngjela tha se i gjithë tërmeti i “Dosjes së Panamasë” ka një dorë që e trazon dhe këtu ai foli për Shtetet e Bashkuara. I ftuar në studio ishte edhe Skënder Minxhozi, ai u shpreh se më shumë rëndësi ka hetimi i burimit të parave, jo fshehja e tyre. Për Fahri Balliun, shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë këtë skandal për të luftuar korrupsionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA