Nuk ka mundur të bëj asgjë me shumë se barazimi 1-1, Jurgen Klop, me skuadrën e tij të re Liverpoolin ndaj ish-skuadrës së tij Dortmundit.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Leagues, Liverpool ka filluar shumë mirë ndeshjen e zhvilluar në Gjermani duke imponuar një ritëm të lartë dhe brenda pjesë së parë “të kuqtë” kalojnë në avantazh me Origin në minutën e 36-të.
Ky nuk ishte i vetmi rast për skuadrën e Klopp por portieri i Dortmundit nuk lejoi më që rrjeta e portës së tij të prekej. Me fillimin e pjesës së dytë gjermanët gjejnë rrugën e barazimit me Hummels i cili kërcen më lart dhe më saktë se kushdo në zonë për të çuar shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë foli më tepër për skuadrën e Tuchel por në përfundim gjithçka mbeti me të njëjtat shifra 1-1.
Derbi spanjoll i çerekfinales u fitua nga Sevilla që mundi Bilbaon në fushën e saj. Vendasit kaluan të parët në avantazh në fillimin e pjesës së parë me Aduriz, por kampionët në fuqi të Europa League përmbysin gjithçka.
Në fillim barazon shifrat Kolodzizhak, ndërsa 7 minuta nga fundi i ndeshjes Iborra i jep fitoren Sevillas në këtë ndeshje të parë.
Në takimet e tjera Shakhtar mundi Bragan me rezultatin 1-2 në transfertë dhe Villareal fitoi 2-1 përball Spartës së Pragës.
Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të Europa League
Athletic Bilbao- Sevilla 1-2
Borussia Dortmund – Liverpool 1-1
Braga – Shakhtar Donetsk 1-2
Villarreal – Sparta Prague 2-1
Top Channel