Mercedes e Rosberg dalin tek “Panama Papers”

05/04/2016 00:00

Rosberg dhe Mercedes janë të përfshirë në skandalin ‘Panama Papers’. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni gjerman ARD, sipas të cilit kontrata e fundit e nënshkruar mes tyre është shfaqur mes dokumentave të Mossack Fonseca.

Gjithnjë sipas ARD, kjo kontratë e nënkampionit të Botës në Formula 1 me Mercedes është bërë nëpërmjet një kompanie me selinë në një prej ishujve në Karaibe, por që administrohet nga një grup avokatësh të zyrës Mossack Fonseca.

ARD thekson gjithashtu se nuk është e qartë shifra e parave të kaluara nëpërmjet kësaj shoqërie dhe se nuk ka prova që të vërtetojnë kryerjen e evazionit fiskal nga Rosberg dhe Daimler AG.

Sipas ARD, as Mercedes dhe as Rosberg nuk kanë dhënë shpjegime se përse kjo kontratë mes tyre është nënshkruar përmes një kompanie nga Karaibet

Top Channel