Kolonia e piktorëve

05/04/2016 00:00

Ksamili, ishujt, Saranda, trashëgimia kulturore u bënë tërheqja e piktorëve të “Kolonisë” nga tri shtete, Shqipëria, Maqedonia e Kosova.

Piktorët kanë ekspozuar deri më tani shumë punime të realizuara në terren duke e huazuar materialin nga jetët e njerëzve.

Buron Kaceli, piktor i njohur bën me dije se përvoja ka qenë e rrallë për të gjithë pjesëmarrësit. Kaceli tha se eventi ka dhuruar frymëzim, skica dhe tema të së ardhmes.

“Po punojmë me kënaqësi dhe besojmë që objektivi për të patur ekspozitë në sezonin turistik do të realizohet me vepra shumë të mira”, thotë ai.

Turi i “Kolonisë së Piktorëve” nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, po organizohet në Jug te vendit prej 1 deri më 6 prill nga Instituti i Librit dhe Promocionit. Rreth 20 piktorë janë pjesë e eventit, ndërsa Galeria e Artit në Sarandë do të ekspozojë shumë prej punëve përgjatë sezonit turistik.

Top Channel