7 dekada “Partizani”, klubi dekorohet me titullin “Nderi i kombit”

05/04/2016 00:00

Në 70-vjetorin e krijimit, Sport Klub Partizani nderohet nga Presidenti Bujar Nishani me titullin “Nderi i kombit” për atë që ka dhënë për ngritjen e sportit shqiptar.

“Sa emocione. Ju falënderoj të gjithëve që na gëzuat e na dhatë një jetë të re. Do të jeni baza e zhvillimit të futbollit shqiptar. Rroftë Partizani”, tha Mico Papadhopulli.
 
Në mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve janë vlerësuar me medalje figurat më të nderuara të këtij klubi ndër vite. Edhe pse në ditë feste, nuk ka kaluar pa u përmendur edhe rikthimi i simbolit të komunizmit, ylli me 5 cepa.
 
“Ne jemi pjesë e historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ne e dimë që ylli i Partizanit ju verbon sytë, por kujdes të mos ju verbërojë mendjen se atëherë do të mbeteni përjetësisht qesharakë”, deklaroi Agim Fagu, ish-basketbollist i Partizanit.
 
Një nga gjërat që ra në sy në mbrëmjen gala të 70-vjetorit të krijimit të këtij klubi, ishte dhe shpalosja nga tifozët e një banderole me foton e ish-ministrit të Mbrojtjes, Petrit Dume, si një nga personat që ndikoi në rritjen e klubit Partizani.

Top Channel