Kosova në hapat e fundit drejt UEFA-s

04/04/2016 00:00

Federata e Futbollit të Kosovës po bën hapat e fundit formale drejt njohjes së këtij institucioni në organizmat ndërkombëtarë. Sipas drejtuesve në Prishtinë, kjo është çështje ditësh.

Zëvendëspresidenti i FFK, Agim Ademi është i bindur se Kosova më 3 maj do të pranohet në UEFA.

Njeriu i dytë më i rëndësishëm i futbollit të shtetit shqifolës, është i bindur se puna e madhe që ka bërë FFK-ja do të shpërblehet më 3 maj në Kongresin e Budapestit. Ademi thotë se FFK ka lobuar mjaft shumë tek federata anëtare të UEFA-s, ndërsa në fokus do jetë fushata eliminatore për botërorin e Rusisë pas dy vjetësh.

Numri 2 i FFK ka folur edhe për mundësinë që disa nga futbollistët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Adnan Januzaj, të cilët militojnë në përfaqësueset e huaja, të veshin fanelën e Kosovës. Ademi thotë se gjithçka është në dorën e vetë futbollistëve, të cilët do të vendosin nëse do të jenë pjesë e përfaqësues së Kosovës apo jo.

Top Channel