FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes Sport Klub Partizani, një nga klubet me më shumë histori në sportin kombëtar, mbush sot 70 vjet nga krijimi i tij.
Skuadra e futbollit është iniciatorja e këtij klubi, i cili më pas u përfaqësua edhe në sportet e tjera. Sfida e parë me bluzat Partizani u luajt në 7 prill të vitit 1946, përballë 17 Nëntorit, që më pas u shndërrua në rivale e përjetshme të skuadrës së kuqe.
Një vit më pas, Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në futboll, me një skuadër ku spikasnin emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Sllave Llambi, Fagu, Demneri apo Teliti. Titullin kampion, skuadra e kuqe e mbajti edhe në 2 vitet e ardhshme, ndërkohë që fitoi edhe 2 Kupa Republike.
Historia e skuadrës së futbollit Partizani, vazhdoi me rritje duke u shpallur plot 15 herë kampione e Shqipërisë dhe njëkohësisht duke nxjerrë lojtarë cilësorë, të cilët u bënë dhe baza e kombëtares shqiptare në vite.
Përveç futbollit, Partizani filloi të shkëlqente edhe në shumësportësh, duke nxjerrë Elisabeta Karabollin dhe kampionen e parë të Europës në qitje. Suksesi më i madh i këtij klubi është fitimi i Kupës së Ballkanit në futboll në vitin 1970 kundër bullgarëve të Beroe Stara Zagora, trofeu i parë dhe i fundit ndërkombëtar i fituar ndonjëherë nga një skuadër shqiptare.
Periudha më e keqe e këtij klub ishte në fundin e viteve 90’. Nën drejtimin e Albert Xhanit si president, skuadra e futbollit zbriti në kategoritë inferiore. Me kalimin e viteve dhe me ndërrimin e presidencës, tashmë Partizani është rikthyer në ditët e bukura, duke u shndërruar në një nga pretendentët për titullin kampion, trofe ky që i mungon klubit që nga vitin 1993.
Top Channel