Fundjava, jo më pushim absolut

03/04/2016 00:00

Fundjava është koha më ë lirë për të zhvilluar jetën sociale, por trendi i individualizmit të Perëndimit ka trokitur edhe në Shqipëri. Të afërta janë kohët, kur mund t’i trembemi vetmisë në fundjavë.

“Fundjava, si pjesë e një jave ka aspektin e saj të kalimin individual dhe të personalizuar si ditë pushimi për njeriun. Kanë filluar të dobësohen, sikurse edhe humanizmi apo solidariteti ynë social. Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë problematike do të bëhet kjo fazë e rëndësishme e lidhjes së fundjavës me fillimin e javës së ardhshme”, tha Gëzim Tushi, sociolog.

E diela, më shumë së ditë pushimi konsiderohet si dita e përgatitjes për javën e re. Kjo, e dukshme sidomos në orët e pasdites, kur ndiejmë se fundjavës i ka ardhur fundi dhe detyrimet e javës së ardhshme kanë filluar.

“Momenti i përdorimit të pushimit, si element për të vazhduar javën tjetër është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Raporti personal dhe social i njeriut me fundjavën, me pushimin dhe me fillimin e javës së ardhshme, apo me rimarrjen e punëve në një stad të ri, është shumë e rëndësishme për njeriun kreativ”, tha më tej sociologu Gëzim Tushi.

Por ka edhe nga ato profesione, kur e diela është një ditë si të gjithë të tjerat.

“Ne zjarrfikësit nuk kemi orar të përcaktuar, por jemi 24 orë në punë. Të dielën pasdite, kur supozohet ta kemi pushim, nuk e kemi atë stresin se po vjen e hëna e punës. Për ne, të gjitha ditët janë njësoj”, tha Arif Kullolli, me detyrë zjarrfikës.

Top Channel