Hamilton eklipson dhe Bahreinin

02/04/2016 18:15

Hamilton fiton Pole Position në Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bahernit në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes vendosi kohën rekord 1.29.493, pikërisht në sekondat e fundit të kualifikimit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg dhe 2 makinat Ferrari, me Vettel e Raikkonen.

Mercedes vijoi të ruajë hegjemoninë  saj edhe në garën e dytë sezone, duke vendosur kohët më të mira në të 3 sesionet e provave zyrtare. Fillimisht ishte Rosberg që mbajti një ritëm shumë të lartë në të dy sesionet e para, ndërsa Hamilton shfaqi vështirësi në intepretimin e kthesës së fundit.

Pikërisht kjo kthesë e penalizoi edhe në sesionin e tretë, por një dalje në minutat e fundit përmbysi gjithçka. Britaniku vendosi rekord në të tre sekorët e pistës dhe për më tepër theu edhe rekordin e xhiros më të shpejtë të vendosur nga Webber në vitin 2005 dhe shtoi edhe një tjetër pole position në rekordet e tij.

Për Ferrarin u shënua një tjetër fundjavë si ndjekëse, me Vettel që mban vendin e tretë në nisje dhe Raikkonen që do të jetë i katërti. Ricciardo me Red Bull do të niset në vendin e pestë.

Çmimi i Madh i Bahreinit do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 dhe do të transmetohet direkt në Top Channel.

Top Channel