Dita e autizmit, ministri Klosi me fëmijët e Fierit

02/04/2016 16:55

2 prilli, Dita Ndërkombëtare e Autizmit, ka sjellë në Fier ministrin Blendi Klosi dhe personalitete të tjera të botës së politikës, drejtues vendorë e krerë institucionesh.

Puna e bërë në qendrën “Horizonti”, ku çdo ditë u shërbehet 70 fëmijëve autikë dhe jo vetëm, është parë nga afër nga të pranishmit.

Kjo qendër, e vetmja për nga lloji në të gjithë jugun e vendit, mirëpret të gjithë ata fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët përveç terapive mësojne të integrohen jo vetëm në shoqëri por edhe në botën e punës.

Në këtë 2 prill, drejtuesit e dhe fëmijët e kësaj qendre kishin organizuar edhe një ankand me punimet e bëra nga materiale të riciklueshme.

Ministri Klosi theksoi se vëmendja ndaj kësaj kategorie të shoqërisë nuk ka munguar dhe në të ardhmen do të ketë më shumë investime në këtë fushë, për të mbështetur dhe ndihmuar të gjithë ata fëmijë e të rinj me aftësi ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA