Përurohet kabineti i kardiologjisë në Peshkopi

01/04/2016 00:00

Përurohet kabineti i ri i Kardiollogjise në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, një investim 5.8 milionë lekësh nga Qeveria, pjesë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin shëndetësor në çdo skaj i vendit.

Në përurimin e këtij kabineti mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Është një shërbim që u ka munguar banorëve të zonës së Dibrës, të cilët këto vizita i kryenin në Tiranë e në disa raste jashtë kufijve drejt Maqedonisë. Ky kabinet do të bëjë të mundur që të mbyllen të gjitha ekzaminimet kardio-vaskulare në Spitalin Rajonal të Peshkopisë.

Spitali Rajonal i Peshkopisë është një nga spitalet me infrastrukturën më të mirë, por problematike mbetet mungesa e mjekëve specialistë dhe disa shërbime që dibranët nuk i gjejnë këtu. Një ndër ta është edhe ai i hemodializes. Janë 70 pacientë që gjejnë këtë shërbim në Tiranë dhe në Maqedoni.

Top Channel