Gjermeni: 31 bashki me plan vendor deri në fund të qershorit

01/04/2016 09:50

Deri në fund të qershorit 26 bashki të financuara nga qeveria dhe pesë nga USAID do të kenë planet e përgjithshme vendore, është shprehur ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Ajo ka pasur një takim me USAID për hartimni e pesë planeve të përgjithshme vendore të mbështetura prej tij. “Planifikimi është prioritet i qeverisë”, është shprehur zonja Gjermeni.

Ajo theksoi se brenda prillit do të miratohen tre plane kombëtare në Këshillin e Ministrave dhe KKT. “Për 30 bashkitë e tjera do kërkojmë financim nga donatorët në takimin e 12 prillit”, tha Gjermeni.

Top Channel