Skelë-Zvërnec, rruga në gjendje skandaloze

31/03/2016 11:15

Segmenti rrugor prej 10 km, nga zona e Skelës deri në Zvërnec, është totalisht i amortizuar dhe jashtë çdo standardi rrugor.

Pluhuri në Verë e balta në Dimër janë bashkëudhëtarë të banorëve të kësaj zone. Gropat e mëdha gjatë gjithë gjatësisë së rrugës ua vështirësojnë banorëve dhe drejtuesve të automjeteve kalimin.  Sipas tyre, kjo rrugë sa vjen dhe më keq bëhet, edhe pse herë pas here punohet në sipërfaqe të kësaj rruge.

Banorët, si dhe përdoruesit e kësaj rrugë për Top Channel shprehen të indinjuar, pasi më shumë se 20 vite kjo rrugë, shumë e rëndësishme pasi lidhet me zonën industriale dhe plazhet e Zvërnecit, nuk ka parë asnjë investim.

Keq në ditë me shi, se gropat me ujë janë burim aksidentesh, por dhe në mot të thatë, pluhuri është i pranishëm dhe një tjetër shqetësim.

Top Channel