
Instituti i Statistikave njoftoi se shitjet me pakicë janë rritur me 6,8% në tremujorin e fundit të vitit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse brenda këtij grupi do të përjashtohej shitja e karburanteve, rritja do të ishte 13,5%.
Në fakt, shitjet për naftën dhe benzinë kanë pësuar një ulje prej 4,7%.
Në këtë tremujor, në grupin “ushqime, pije, duhan” shitjet janë rritur 20,5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë kështu dhe kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.
Shitjet për grupin e produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara janë rritur 10,2% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Top Channel