Në “pension”, por të pasur

31/03/2016 00:00

Edhe pse të tërhequr nga ccdo aktivitet, ish-sportistët vazhdojnë të përfitojnë të ardhura marramendëse financiare. Revista prestigjioze “Forbes” ka përpiluar një klasifikim me sportistët pensionistë më të pasur.

“Forbes” në përplimin e këtij klasifikimi është bazuar te të ardhurat e ish-sportistëve të siguruara nga pagat, kontratat e sponsorizimit apo akordet me shtëpitë botuese për publikimin e autobiografive të tyre.

Për të tretin vit radhazi ai që mban vendin e parë në këtë renditje te veccante është legjenda e basketbollit botëror, Michael Jordan.

Sipas “Forbes”, Jordan vitin e kaluar përfitoi plot 110 milionë dollarë, shifër kjo që është gati dy herë më e lartë se ajo e përfituar nga David Beckham. Ish-kapiteni i përfaqësueses angleze ndodhet në vendin e dytë me 65 milionë dollarë të përfituara.

Në listën e ish-sportistëve më të paguar përfshihen edhe Arnold Palmer që wshtw i treti me 40 milionw dollarë apo edhe emra të tjerë të sportit të basketbollit si Shaquille O’Neal e Ervin “Magic” Johnson.

Ajo që të bën përshtypje është se për të dytin vit radhazi, e vetmja femër që përfshihet në listën e ish-sportistëve më të pasur është tenistja kineze Na Li me 14 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/10
1. Michael Jordan 110M dollarë

Top Channel