Ndotja në lumenj, kryebashkiaku i Librazhdit: Jo vetëm sensibilizim

31/03/2016 00:00

Ndotja katastrofike që ka pushtuar brigjet e lumenjve në vend duket se e ka të largët zgjidhjen përfundimtare, por ka nisur një lëvizje që synon të sensibilizojë opinionin publik për mbrojtjen e natyrës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me pushtetin vendor të Librazhdit dhe nxënës të shkollave i janë bashkuar projektit për pastrimin e luginës së lumit Shkumbin në disa zona të cilat cilësohen Monumente Natyre.

Duke vënë në dukje pamjen e tmerrshme që ofron lugina e Lumit Shkumbin, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit kërkoi që pojektet të mos jenë thjesht sensibilizuese, por të jepen zgjidhje përfundimtare që kjo situatë të marrë fund.

Prurjet e mëdha të lumit Shkumbin, disa muaj më parë, nxoxrrën në pah, në mënyrën më të shëmtuar të mundshme ndotjen katastrofike që ekziston në vendin tonë.

Por kjo është vetëm ajo që duket pasi ndotja e këtij lumi bëhet situatë emergjente, mjafton të përmendim që këtu derdhen ujërat e zeza të bashkive Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë dhe Rrogozhinë. 

Top Channel