Lojrat olimpike të studentëve, organizimi nga kreu i Komitetit Olimpik

31/03/2016 00:00

Për të tretin vit radhazi, Drejtoria e Trajtimit Studentor numër 2 organizon aktivitetet sportive në godinat që ka nën administrim.

Fakti që drejtori aktual i Trajtimit Studentor numër 2 është edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i jep një rëndësi të një tjetër niveli këtyre aktiviteteve sportive.

“Duke pasur parasysh që shpresa më e madhe e një vendi është rinia, ne jemi përpjekur për t’u krijuar atyre kushte më të mira, në mënyrë që ata të rriten të formuar. Kemi krijuar kushte që krahas studimit dhe problematikave të tij, ata ta kalojnë kohën e lirë edhe me aktivitete të ndryshme, që nuk janë vetëm sportive, por edhe artistike”, deklaron Bezhani.

Veç sporteve të lojrave me dorë për femra dhe meshkuj vazhdojnë të zhvillohen edhe ndeshjet e futbollit midis godinave të ndryshme që ka Drejtoria numër 2 e Trajtimit Studentor, sipas të cilës, për këto aktivitete gurmbullohen mbi 150 studentë.

Top Channel