Guximi i Aaron Fotheringham
31/03/2016 00:00
Aaron “Wheelz” Fotheringham nuk ka nevojë për një patinë skatebordi për të qenë ndër më të mirët në këtë disiplinë.
Ka lindur me një problem në shpinë dhe nuk ecën që nga mosha 8-vjeçare, megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të merret me sport.
I mjafton një karrike me rrota për të bërë pirueta në ajër që duken të pamundura për t’u realizuar. Si Aaron ka shumë persona që praktikojnë sporte në limitet e ekstremes dhe jo rrallë herë kanë dëgjuar se do të dështojnë.
Por e vërteta është se pavarësisht problemeve e rrëzimeve ata ia kanë dalë mbanë të shkojnë shumë më larg nga sa mund të shkonin po të përdornin patinat e skatebordit.
Top Channel