F1, në Bahrein do të mungojë Fernando Alonso

31/03/2016 00:00

Fernando Alonso nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1 që do tyë zhvillohet këtë fundjavë. Piloti spanjoll i McLaren në garën e Melbërn u bë protagonisti i një aksidenti të rëndë nga i cili shpëtoi me fat, pasi makina e tij u shkatërrtua plotësisht.

Gjatë këtyre ditëve, 34 vjecari, 2 herë kampion bote në Formula 1 iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të fundit të kryera nga mjekët e FIA në pistën e Shakirit nga ku rezultoi se Alonso nuk është në gjendjen më të mirë fizike për të garuar këtë fundjavë.

Është vetë Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që e zyrtarizoi këtë lajm nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se vendimi i mjekëve të saj është që Alonso të mos zbresë në pistë gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit.

Vendin e Fernando Alonsos këtë fundjavë do ta marrë Stoffel Vandoorne që është piloti rezervë i McLaren dhe njëkohësisht kampioni në fuqi në kategorinë GP2.

Top Channel