Prishtina drejt mbrojtjes së titullit, sërish në finalen Ballkanike të basketbollit

30/03/2016 00:00

Sigal Prishtina mundi edhe në gjysëmfinalen e dytë skuadrën bullgare të Beroes duke kaluar për të dytin vit radhazi në finalen e Ligës Ballkanike.

Basketbollistët e drejtuar nga Antonis Kostandinidhis që është njëkohësisht edhe trajneri i kombëtares shqiptare fituan 94-75 ndaj Beroes, skuadër e cila e mbyll në gjysëmfinale sezonin e parë në këtë kompeticion.

Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 28 pikë, i ndjekur nga amerikani Uashbër me 19 pikë. Ndërkohë me 16 pikë të shënuara, Stanislav Vaklinov ishte dhe basketbollisti më i mirë për skuadrën bullgare.

Në finale, Sigal Prishtina, e cila është dhe kampionia në fuqi e këtij turneu, do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Mornar i cili eleminoi maqedonasit e Kozuv.

Top Channel