Gjergjaj vs. Haye, “show” para ndeshjes së shqiptarit

30/03/2016 00:00

Spektakël që në konferencën e parë për shtyp, në axhendën që i paraprin superndeshjes së boksit mes kosovarit Arnold Gjergjaj dhe David Haye.

Sfida e boksit e programuar për t’u zhvilluar më 21 maj në “O2 Arena” të Londrës, ka ngjallur kureshtjen e mijëra tifozëve për përgatitjen e lartë të sportistëve, por jo vetëm.

Në konferencën e shtypit mes shqiptarit nga Kosova dhe idhullit të ringut për britanikët, ish-kampioni i botës, Shannon Briggs, që tani ka humbur vëmendjen e mediave dhe promotorëve, i kërkoi David Haye që ta sfidonte në rastin më të parë.

Kaosi mbizotëroi në sallë për pak minuta mes dy boksierëve me ngjyrë, ndërsa forcat e sigurisë evituan përplasjen fizike.

Ndërkohë në diskutimin për lojën që vlen, Arnold Gjergjaj paralajmëroi kundërshtarin britanik që pavarësisht se nuk është favorit, nuk duhet ta nënvlerësojë.

“Është e dukshme se kjo mbetet beteja më e madhe në jetën time deri më tani dhe është një shans që nuk do ta humbas me fjalë. Sfida në një arenë gjigante dhe ndaj një ish-kampioni të botës, është motivimi më i madh dhe më jep mudnësinë të shfaq aftësitë e mia në boks. E respektoj David Haye dhe atë çka bërë në 5 vitet e fundit, por tani koha e tij ka përfunduar dhe unë kam ardhur të fitoj”, tha kosovari Arnold Gjergjaj.
 
Boksieri me origjinë shqiptare është i pathyeshëm në përballjet profesioniste në ring deri më tani, me 21 “knockouts” në 29 fitore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel