Besnik Hasi drejt Premier Ligës

30/03/2016 00:00

Besnik Hasi, ish-lojtar i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht trajner i Anderlehtit në Belgjikë, mund të kalojë në Premier Ligë.

Mediat britanike shkruajnë se gjakovari 44-vjeçar mund të marrë drejtimin e Aston Vilës pas shkarkimit të francezit Remi Gard.

Sipas tyre, Hasi njihet si një trajner me reputacion në skuadër, gjë e cila e ka çuar atë drejt titullit kampion në Belgjikë. Mediat shkruajnë gjithashtu se një tjetër anë pozitive e tij është edhe ndihma që ai i jep lojtarëve të rinj.

Ndërkohë, mediat belge shkruajnë se Hasit i pëlqen kalimi në një nga ligat më të rëndësishme të Europës, por sipas tyre, gjakovari është i fokusuar te puna si trajner i Anderlehtit, të paktën deri në fund të sezonit.

Top Channel