5 gjyqe të humbura në Strazburg; shteti, dëmshpërblim Alimuçës dhe Haxhiajt

30/03/2016 00:00

Pesë gjyqe të tjera të humbura nga shteti shqiptar në Gjykatën e Strazburgut janë ezekutuar nga qeveria shqiptare, me VKM të posaçme për secilën nga çështjet, të cilat i kushtojnë shtetit shqiptar të paktën 50 mijë euro.

Por, me një tjetër vendim, qeveria ka vendosur t’u paguajë interesat e vonesave në ekzekutim të 13 çështjeve të tjera gjyqësore që datojnë të humbura nga shteti shqiptar që nga viti 2010.

Mes atyre që përfitojnë vlera monetare për shkak se janë dëmshpërblyer me vonesë nga qeveria janë edhe ish-kreu i firmës piramidale “Vefa”, Vehbi Alimuça dhe ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhija.

Alimuça do të përfitojë interesat që nga viti 2012 kur e ka fituar procesin, ndërsa Haxhija e ka fituar këtë gjyq në 2014-n.

Gjykata e Strazburgut kërkon që dëmshpërblimi i atyre që fitojnë proceset gjyqësore të bëhet brenda një afati tremujor, në të kundërt llogariten edhe interesat për çdo muaj që kalon.

Kohët e fundit Gjykata e Strazburgut ka përllogaritur se disa shtetas shqiptarë të dalë fitues në procese gjyqësore janë kompensuar me vonesë nga shteti shqiptar, ndaj i ka kërkuar këtij të fundit t’u japë atyre edhe interesat.

Të paktën 13 shtetas nga kjo listë përfitojnë edhe ineteresat për vonesat. Qeveria shqiptare ka premtuar se do të dëmshpërbleje të gjithë ata që fitojnë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB