Ujitja e tokave bujqësore, Rama në Malësi të Madhe

29/03/2016 15:20

Bujqësia, sektori më i madh i GDP-së me rreth 20%, për vetë specifikat dhe kushtet që kërkon për t’u zhvilluar më tej, javën e fundit është përfshirë në axhendën e inspektimeve të kryeministrit Edi Rama.

Më i fundit, ai i infrastrukturës ujitëse në Malësinë e Madhe. Sytki Ndrecaj, nënkryetar i bashkisë, i tha kryeminisrtrit se ky kanal i shtrirë në 4 njësi administrarive do të ujisë 3.300 hektarë tokë.

“Për herë të parë pas 26 viteve vihet në funksionim kanali ujitës Grishaj-Koplik, 14 kilometra i gjatë, i cili është vazhdim i kanalit të Shtodrit, në zonën e Malësisë së Madhe”, deklaroi Ndrecaj.

Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët, është ambicja e qeverisë, por se si do të realizohet kjo, detajet i dha kryeministri.

“Do të ketë një flotë të re me makineri. Këtë vit zgjidhim përfundimisht këtë roblem, për ato zona ku ka zhvillim bujqësia”, deklaroi Rama.

Ndërsa në Gruemirë të Malësisë së Madhe, kryeminisri Rama pa ujësjellësin e ri të ndërtuar me fondet e qeverisë, i cili tashmë bën të mundur shtimin e volumit të ujit nga 150 metër kub tashmë në 4000 metër kub.

Ndërkohë, një tjetër risi është informatizimi i sistemit të faturimit për abonentët, përfshirë një sistem dixhital të marrë nga Anglia, i cili mundëson identifikimin e lidhjeve të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA