Pronat, dëmi miliona dollarë, Qato: Kemi 23 mijë ha gati

29/03/2016 00:00

Kur pritet që Gjykata Kushtetuese ta pezullojë ose jo ligjin e ri të pronave, drejtorja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato shpjegon se ky vendim do të ndalonte të gjithë punën e agjencisë duke bllokuar si shpërndarjen e fondit financiar dhe të atij fizik, ashtu edhe procesin  e shqyrtimit të afro 11 mijë dosjeve të ish-pronarëve.

“Do të sillte ngrirjen e aktivitetit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, që ka në dorë veprimtarinë për shqyrtimin prej 11 mijë dosjesh. Do të bllokonte fondin e miratuar në dhjetor të 2015 nga qeveria, 24 milionë dollarë që mbi bazën e ligjit të ri do të nisin procedurat për shpërndarjen e këtij fondi. Do të pezullohet gjithashtu edhe shpërndarja e fondit fizik. Ne kemi rreth 23 mijë ha tokë gati për këtë”, thotë Qato.

Seanca gjyqësore, e cila do të jetë e hapur, pritet të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese javën e parë të muajit prill. Ligji i ri pronave është konsideruar si antikushtetues nga Presidenti i Republikës,opozita si dhe ish-pronarët, të cilët kërkojnë që toka  bujqësore t’u vlerësohet me çmimin e tokës truall.

Nëse Gjykata Kushtetues nuk do ta pezullojë dhe do ta konsiderojë si antikushtetues këtë ligj, atëherë Agjencia do të funksionojë në baze të ligjit të vjetër, të cilit do të duhet t’i zgjatet afati.

Top Channel