Ndërtimet për unazën e vogël, bashkia: Shmangni sheshin “Skënderbej”

29/03/2016 09:10

Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve të shmangin qarkullimin në sheshin “Skënderbej” për shkak të punimeve intensive për Unazën e Vogël të Tiranës.

Në një njoftim për mediat, bashkia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, pasi ditët e fundit qarkullimi dhe trafiku në zonë është rritur ndjeshëm, për shkak të bllokimit të disa akseve

Më herët kryetari i bashkisë Erjon Veliaj tha se këtë javë projekti për qendrën e Tiranës do të bëhet publik nga bashkia, ndërsa ndërhyrja në terren mendohet të nisë pas përfundimit të unazës së vogël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA