Veliaj nuk tërhiqet: Do të bëjmë edhe këndin e madh, edhe të vegjlit

28/03/2016 00:00

Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj ishte i pranishëm në nisjen e rikonstruksionit të kopshtit nr. 20 në kryeqytet prej nga theksoi edhe një herë se fëmijët janë qytetarët që kanë prioritet mbi gjithçka.

Për të mbështetur këtë, Veliaj tha se brenda vitit bashkia do të ndërhyjë në 23 godina kopshtesh gjithsej por nuk la jashtë vëmendjes parqet e lodrave.

“Ne nuk duhet të zgjedhim mes një këndi të madh lojërash apo këndeve të vogla nëpër lagje. Ne do të bëjmë, edhe këndin e madh, edhe këndet e vogla nëpër lagje, sepse besojmë që nuk duhet të kursejmë asnjë mundësi që kemi që fëmijët e Tiranës të kenë një fëmijëri që ja vlen të mbahet mend”, tha Veliaj.
 
Kreu i bashkisë tha se janë miratuar 11 vende ku do të ndërtohen kënde lojërash nëpër lagjet e qytetit.

Top Channel