Miqësorja me Luksemburgun, De Biasi paralajmëron ndryshime në formacion

28/03/2016 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për sfidën e të martës ndaj Luksenburgut.

Në konferencën e fundit për shtyp para kësaj miqësoreje, italiani ka theksuar se do të aktivizohen një pjesë e futbollistëve të cilët nuk luajtën në takimin e parë.

Fakti se Luksenburgu dhe Austria janë skuadra të niveleve të ndryshme do t’i japë mundësinë trajnerit të kombëtares shqiptare të ndryshojë jo vetëm formacionin, por edhe taktikën e lojës.

Kjo është miqësorja e dytë që kombëtarja shqiptare do të luajë para finaleve të Europianit që do të zhvillohet këtë verë në Francë.

Top Channel