Kur të shpëton… të shpëton

28/03/2016 10:00

Kur njerëzit mendojnë për setin e fotove të të porsalindurit përgjithësisht mendojnë një mjedis të qetë, dhe një set final të mrekullueshëm fotosh.

Por një fotograf bebesh tregon anën tjetër të këtij seti perfekt, një foto ku bebes i shpëton urina gjatë fotove.

“Ndodh shpesh gjatë fotove të të porsalindurit, pasi ata janë pa veshje pjesën më të madhe të kohës. Ndodh gjatë gjithë kohës por nuk i kam kapur asnjëherë në foto këto momente. Jam tërhequr pasi foshnja ka nisur të urinojë. Dhe në këtë rast nuk e di se si e kam kapur kaq shpejt një foto. Për më tepër kur foshnja është djalë. Kemi qeshur të gjithë”, thotë fotografia australiane Abbie Rogers.

Epo kohëzgjatja e bërjes së setit është dy orë, dhe… kur të shpëton, të shpëton.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel