Konflikti për pronat, Koçi: Gjykata më hoqi shtëpinë ku jetoja e prej 1984

28/03/2016 15:35

“Unë banoj që prej viti 1984 në këtë pallat, dhe tani duan të na nxjerrin padrejtësisht. Sipas nenit 169 e kam fituar shtëpinë, i kam kaluar 32 vjet qe rri në pallat. Gjyqtari më 21 maj 2015, Gjin Gjoni, padrejtësisht i dha të drejtën atij tjetrit. Që unë e kam fituar direkt në Apel”, rrëfen Sulejman Koçi, banor i Klosit.

Në 1990 ish hoteli bëhet pronë e bashkisë Mat dhe ministria e Mbrojtjes jep autorizim për disa ish ushtarakë për të banuar. Një prej tyre hyri në konflikt ligjor me banorin e shtëpisë i cili vetëm pak ditë më parë tentoi vetëvrasje demostrative.

“Vetëm ngaqë nuk kam ku të shkoj. Shtëpi nuk kam. Unë jam 16 veta, ai që do të hyjë është 4 veta. Nga 16 vetë që jam unë do të vij të hyjë me 4 veta dhe shtëpinë e ka. 84 seanca gjyqësore i kam që në 2005,e kam fituar dy herë në Apel, herën e tretë ia ka dhënë Gjin Gjoni padrejtësisht. Nuk na ka lënë të flasim asnjë fjalë. Ka hap gjyqin u mbyll gjyqi pa fol”, thotë Koçi.

Në këtë banesë jetojnë 16 persona dhe me vendimin e gjyqit në dorë, pronari i ri së shpejti do t’i nxjerrë prej andej me anë të përmbarimit.

“Unë veten time do ta flijoj dhe prej kësaj shtëpie nuk dal. Nuk kam si të dal se nuk kam ku të shkoj”, thotë Koçi.

Top Channel