Dëmtime masive në serrat e Lushnjes

28/03/2016 00:00

Dëmtimet në serrat diellore zgjerojnë hartën e tyre në zonën e Lushnjes. Pas zonës së Këmishtajt infeksioni që po dëmton bimët preku edhe Bubullimën.

Në pikun e prodhimeve në serra, bimët po thahen, janë me dhjetëra hektarë serra diellore, kryesisht me kulturen e trangullit, domates dhe bostanit, që po shkulen. Sëmundja kalb bimën nga rrënja tek fruti.

Fermerët, të cilët po përgatiteshin për nxjerrjen në treg të prodhimit, fajësojnë tregtarët. Ata thonë se pikat që tregtojnë farërat dhe pesticidet, janë jashtë kontrollit.

Këtë javë Ministria e Bujqësisë ka lajmëruar kontrolle ndaj të gjitha pikave të licensuara të farërave bujqësore dhe pesticideve, pas pretendimit të fermerëve se këta po u shesin fara të skaduara.

Njëkohësisht me kontrollet priten të kryhen edhe fushata sensibilizuese për orientimin e mbjelljeve të pranverës.

Top Channel