Studentët, ekspozitë në Durrës. Të ardhurat për shokun e sëmurë

26/03/2016 11:40

Një ish nxënës i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit vuan nga një sëmundje e cila kërkon transplantin e veshkave. Ai ndodhet në vështirësi financiare për të përballuar këtë, ndaj shokët e tij, sot studentë të Akademisë së Arteve, janë mbledhur për ta mbështetur përmes artit të tyre.

Nën moton “Së bashku mund të bëjmë ndryshimin për Marselin”, studentë dhe nxënës të liceut artistik kanë hapur një ekspozitë bamirësie në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” të qytetit bregdetar.

”Pjesa më e madhe e punimeve janë në shitje. Të gjitha do të shkojnë për Marselin, si shitjet dhe të ardhurat nga kutia e kontributeve që cilido ka dëshirë mund të kontribuojë”, tha Margit Ccala, student organizator i ekspozitës.

Të rinjtë kanë gjetur mbështetjen e pedagogëve dhe mësuesve të tyre në këtë ndërmarrje bamirësie të konceptuar me aktivitete të ndryshme artistike. Pavarësisht të ardhurave të pakta të siguruara deri tani, miqtë e Marsel Domit, 20-vjeccarit nga Shijaku, thonë se përpjekjet e tyre nuk do të rreshtin. Në pritje të kontributeve qytetare, ekspozita me 65 punime do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA