Pas sheshit “Skënderbej”, kantieri i investimeve në Laprakë

25/03/2016 00:00

Pas projektit për sheshin “Skënderbej”, projekti më i madh ku do të investojë bashkia e Tiranës, do të jete ai për Laprakën.

Mbi 4 milionë dollarë do të mundësohen nga ky institucion në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, për rijetëzimin dhe urbanizimin e kësaj lagjeje.

“Për të bërë invsetime në të gjthë rrugët e brendshme të Laprakës,. Është investimi më i madh që ne po bëjmë në një nga njësitë e Tiarnës. FZHR aprovoi kërkesën e bashkisë së Tiranës që Lapraka të marrë investimin më të madh që ka marr në 25 vitet e fundit si lagje në Tiranë”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti konsultimet me aktorë të ndryshëm për projektin e sheshit “Skënderbej”. Të premten kreu i bashkisë Veliaj, priti në një takim, ndërlidhës të njësisë administrative 11, të cilëve u kërkoi që të nisin komunikimin me qytetarët për mënyrën sesi do të shndërrohet qendra e qytetit.

“Ne duam t’u shpjegohet qytetarëve që asnjë vend normal nuk e ka sheshin e vet vendrroutllim makinash. Qyteti është për njerëzit dhe jo makinat. Kështu që do ju shpjegojmë me durim se si do përdorim unazën e vogël për t’i ardhur përqark shtetit”, vijon Veliaj.

Javën e ardhshme, projekti për qendrën e Tiranës do të bëhet publik nga bashkia, ndërsa ndërhyrja në terren mendohet të nisë pas përfundimit të unazës së vogël, punimet për të cilën kanë nisur tashmë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta