“Parajsa ka një playmaker të ri”

25/03/2016 00:00

Barcelona e ka ulur në gjysmështizë flamurin para stadiumit “Camp Nou”, ndërkohë që lojtarë nga të gjitha moshat kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të legjendës Johan Cruyff, i cili ndërroi jetë ditën e enjte.

Një minutë heshtje kanë mbajtur para startit të ndeshjes edhe Fejnordi me Sparta Roterdamin. Ndeshja është ndalur edhe njëherë në minutën e 14, ku i gjithë stadiumi i ngritur në këmbë ka duartrokitur ish-legjendën e futbollit holandez. 

Ndarja nga jeta e lojtarit që revolucionarizoi futbollin, u pasqyrua pothuajse në të gjitha të përdishmet sportive dhe josportive. Holandezja “De Telegraaf” publikoi në faqe të parë një foto të Cruyff me fanelën e përfaqësueses, ndërsa në faqen tjetër  një letër e firmosur nga të gjithë gazetarët nën titullin: Lamtumirë Johan dhe faleminderit për spektaklin e dhuruar.

Titulli i spanjolles El Mundo Deportivo ishte: “Drithëruese: Njeriu që revolucionarizoi Barcelonën u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Marca del me titullin: Cruyff, Gjeniu që rishpiku futbollin, ndërsa As shkruan: Frymëzuesi i madh u largua prej nesh.

Një titull akoma më impresionues ishte ai britanikes The Sun: “Parajsa ka tashmë një playmaker të ri”.

Top Channel