Ngryset 21-vjeçar, gdhihet me kombëtaren në Austri

25/03/2016 21:00

Një ditë më parë ishte nga lojtarët më të mirë në “Elbasan Arena” në ndeshjen që Shpresat e Shqipërisë  barazuan pa gola ndaj Greqisë, ndërsa mbrëmjen e së premtes ai zbriti në stadiumin “Ernst Happel” për t’u stërvitur, për herë të parë me kombëtaren e madhe kuqezi.

Milot Rashica është lojtari më i ri i kombëtares shqiptare. Edhe pse nuk do të luajë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë, ai është stërvitur në stadiumin “Ernst Happel” i diferencuar nga grupi, por në krah të Erion Bogdanit, bomberit të kombëtares sonë, që tashmë është ndihmës trajneri i ekipit.

Rashica është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Vitessen në Holandë, ku paraqitjet e tij i tërhoqën vëmendjen edhe trajnerit De Biasi që nuk nguroi ta ftojë në kombëtare.

20-vjeçari nga Vushtria pritet të debutojë me kombëtaren në miqësoren e 29 marsit, ku Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut.

Top Channel