U zyrtarizua si futbollist i PSG, Ferran Torres i thotë lamtumirë Barcelonës: Mbrojtja e këtyre ngjyrave ishte një krenari Holanda dhe Franca janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre në “Amsterdam Arena”, ku pas përfundimit të pjesës së parë është Franca ajo që po udhëheq 0-2.
Por, ajo që ra në sy në këtë takim ishte ndalimi i ndeshjes në minutën e 14 dhe kjo ndodhi për të nderuar të madhin Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. U zgjodh minuta e 14, pasi ishte numri që ai mbante në bluzë me kombëtaren. Për rreth 60 sekonda, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për herë të fundit një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Legjenda e futbollit holandez dhe atij botëror, një prej emrave që janë shkruar me germa të arta në historinë e sportit më popullor në planet, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një kanceri në mushkëri.
Cruyff ndryshoi futbollin dhe shënjoi një epokë me Holandën dhe Ajaksin dhe në Katalunja emri i tij ngjall ende respekt si një simbol i lojës së bukur.
Me kombëtaren holandeze, Johan Cruyff, luajti për 11 vjet me radhë, me një peng të madh në jetë, finalen e humbur ndaj Gjermanisë Perëndimore në ndeshjen epike të vitit 1974.
Top Channel