‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Tre të rinj humbën jetën në një aksident të ndodhur në aksin Lushnje-Kavajë në vendin e quajtur “Degëzimi i Gosës”.
Viktimat janë tre të rinj 22, 27 dhe 32 vjeç dhe sipas policisë udhëtonin gjatë natës me autoveturën e markës Ëolksëagen Golf me targë AA 958 HY për në aeroportin e Rinasit.
Për arsye ende të panjohura mjeti ka ecur mbrapsht si duket për t’u parkuar në pikën e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet në krahun e djathtë të rrugës ku ka ndodhur ngjarja.
Për shkak të errësirës, mungesës së parmakëve mbrojtës të urës mbi kanalin në krahun e majtë të saj, mjeti ka dalë nga rruga, pas fërkimit në pjesën e poshtme të saj ku janë “të freskëta” dëmtimet e evidentuara. Më tej automjeti është përmbysur duke rënë në kanalin e mbushur me ujë.
Nga rënia me pjesën e pasme është thyer xhami i pasëm i autoveturës, e cila ka rënë në pozicionin “përmbysur” me rrotat “lartë”. Si rezultat i ujit dhe xhamave të mbyllur, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët nuk kanë mundur të dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, por pas 7 orësh automjeti u dallua i përmbysur në ujë dhe u nxor prej andej bashkë me tre viktimat. Sipas policisë, dy të rinj, vëlla e motër nga Patosi po shkonin në Rinas me një mikun e tyre nga një fshat i Lushnjes.
Top Channel