Hafizi: Referendumi i 9 prillit nuk pati inicues

25/03/2016 00:00

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, një mbështetëse e Ben Blushit për të dytën herë i kërkon “Komisionit të Garancive Statutore” interpretimin e statutit për nenet 45 dhe 72 që lidhen me referendumet në parti.

Kërkesa e deputetes Hafizi lidhet me ligjshmërinë e referendumit të 9 Prillit, votuar nga kongresi i PS. Krahas interpretimit të dy neneve të statutit deputetja Hafizi kërkon “Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, për zhvillimin e referendumit“.

Këtë kërkesë Hafizi e argumenton me faktin se referendumi i votuar nga kongresi nuk pati ndonjë inicues nga ata që parashikon Statuti i PS. Sipas saj  nuk pati edhe asnjë akt, projektvendim konkret, mbi të cilën Kongresi, delegatët e tij, të mund të diskutonin dhe të vendosin për miratimin ose jo të përmbajtjes së tij.

Top Channel