Drejtuesit e Interit, të vendosur për transferimin e Candrevas

25/03/2016 00:00

Drejtuesit e Interit duket se janë më të bindur se kurrë më parë për të transferuar në drejtim të Milanos Antonio Candreva, i cili duket se është i gatshëm të nisë një aventurë të re.

Mediat italiane shkruajnë se Interi e tentoi edhe gjatë merkatos së dimrit transferimin e lojtarit të përfaqësueses italiane, por Lazio atëherë kërkoi 28 milionë euro për kartonin e tij. Ndërsa, pas paraqitjeve të fundit drejtuesit zikaltër janë të bindur të vihen në lëvizje për të arritur një marrëveshje me Lazion dhe lojtarin.

Në krahun tjetër, Thohir ka shprehur gatishmërinë për të paguar shumën e kërkuar nga Lotito, por më parë duhet të shesë një emër të madh për të mbushur arkën. “Corriere Dello Sport” thekson se pagesa do të bëhet në dy këste për të ulur sa më shumë shpenzimet vjetore, pasi Interi është në telashe me UEFA-n për “fair play” financiar.

Top Channel